Buxheti në Kuvend/ Berisha tregon çfarë do të ndodhë në seancën plenare: Mosbindja civile, betejë pa kthim

Dec 6, 2023 | 14:07
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se çfarë mund të ndodhë ne seancën plenare që pritet të zhvillohet të enjten e 7 Dhjetorit, ku pritet të miratohet buxheti i vitit të ardhshëm.

Sali Berishaa

Berisha thotë se nuk janë deputetët e opozitës ata që kanë penguar debatin për buxhetin.

Ndërkohë paralajmëroi se beteja pa kthim e opozitës në Parlament do të vijojë.

Sali Berisha: Nuk jemi ne, në mënyrë absolute që kemi penguar diskutimin e buxhetit me grupet e interesit. Përkundrazi, në respekt të tyre ne kemi organizuar tre debate televizive, ku ekspertët tanë kanë shprehur të gjitha sugjerimet, mendimet për buxhetin. Por, për herë të parë që deputetët, narko deputetët e Edi Ramës dolën nga selia ata u vërsulën me një tavë bakllavaje në një klub dhe justifikuan këtë se buxheti simbolizon bollëkun, njëlloj si bakllavaja ju shijonte atyre.

Ne nuk do ndërprisnim kurrë një debat të zgjeruar me qytetarët. Por, nuk mund të shkonte Edi Rama tek qytetarët sepse do i hidheshin në fyt atij, për 400 mln euro drejt Porto Romanos për të plaçkitur 1 mln e 400 mijë metër katrorë tokë publike për të ndërtuar apartamente hotele me pesë yje, etj.

Nuk e penguam ne, ai vetë zgjodhi mbylljen dhe votimin në 4-5 minuta. Ne do bëjmë atë që kemi bërë.

Mosbindja civile është fjala e betejës pa kthim të opozitës në Parlament.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura