Butrin Imeri harron historinë me Kiara Titon, pas pushimeve në Meksikë me bukuroshen brune habit me deklaratën: M’u lëshua rendi për nuse

Jun 3, 2023 | 16:08
SHPËRNDAJE

Këngëtari i njohur Butrint Imeri kohët e fundit është kthyer në një ndër emrat më të komentuar në rrjet.

 

 

Dy javë më parë ai publikoi disa foto nga pushimet e tij në Meksikë, ku në njërën prej tyre shfaqet goxha i buzëqeshur krahë një bukurosheje brune të veshur me bikini.

Mirëpo artisti i shtoi akoma më shumë zërat se lidhja e tij është serioze dhe se do të martohet së shpejti, teksa publikoi një foto nga dasma e vëllait të tij.

 

 

Së fundmi ai bëri një postim në InstaStory, ku krahas fotos së tij me një buqetë në dorë shkruan:

“Mu lëshua rendi për nuse”.

Kujtojmë gjithashtu që Butrinti është përfolur gjithmonë për romancën e tij me Kiara Titon, të cilën ai e pranoi publikisht disa kohë më parë se mes tyre ka pasur një lidhje dashurie.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura