“Burg kujtdo që vendos zjarre të qëllimshme”- Balla: Pronarë tokash i gënjen mendja se duke i vendosur flakën zonave të mbrojtura do marrin leje për parqet fotovoltaike, por…

Apr 18, 2024 | 12:22
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka deklaruar se së shpejti do të sjellë në Kuvendin e Shqipërisë sa i përket mbrojtjes ndaj zjarrit dhe shpëtimit.

Ministri Balla u shpreh se “pronarë tokash i gënjen mendja se duke i vendosur flakën zonave të mbrojtura do marrin leje për parqet fotovoltaike”.

Por, Taulant Balla theksoi se do të shkojë në burg kushdo të vendos zjarr në mënyrë të qëllimshme.

Taulant Balla: Do të vij shumë shpejt në Kuvend për të kërkuar mbështetjen tuaj për një ligj sa i përket mbrojtjes ndaj zjarrit dhe shpëtimit. Ku brenda në qeveri po kërkoj më shumë mbështetje sa i përket njësive të qeverisjes vendore, për gjithë infrastrukturën e mbrojtjes ndaj zjarrit, Vitin e kaluar kemi pasur një situatë tejet të vështirë, edhe pse të krahasohemi me fqinjët do të thoshim “ia hodhëm paq”. Por përsëri e dimë që edhe këtë vit ka filluar që në mars, ku duhet të kemi një mesazh të gjithë së bashku ndaj keqbërësve që vendosin zjarr me dashje, ndaj atyre që frymëzojnë e më keq akoma që marrin në mbrojtje, sa shkojnë deri aty sa i jepet edhe natyrë politike arrestimeve që bën policia kundrejt zjarrvënëvse.

Duhet të jetë marrëveshje e pashkruar që ne duhet ti ndëshkojmë të gjithë ata që vendosin zjarr. Zjarri në Pishporo, kemi pasur disa prej arrestimeve dhe dyshimet e mia që i kam bërë publike, është për pronarë tokash në atë zonë që i gënjën mendja se duke i vendosur zjarrin zonës së mbrojtur do të kenë shpresë për të marrë leje për ndonjë fotovoltaik, në burg duhet të shkojë kushdo që vendos zjarr.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura