Broja në “radarët” italianë, mediat pranë Çelsit zbulojnë situatën me sulmuesin shqiptar

Dec 5, 2023 | 11:07
SHPËRNDAJE

Armando Broja është rikthyer dhe njëherë në qendër të vëmendjes te Çelsi, me sulmuesin kuqezi që pritet të largohet në janar nga “Blutë”.

BROJA

Për të janë interesuar deri më tani klube si Fulhem, Uest Hem dhe së fundmi Torino nga Seria A, me këtë të fundit që duket se ka marrë “pole position”-in.

Gjithsesi mediat pranë klubit nga Londra bëjnë me dije se Broja nuk do të largohet në janar nga Çelsi.

“Teamtalk” raporton se sulmuesi kuqezi është ai që i duhet “Bluve” për problemin që ata kanë me sulmin dhe se nuk do tentojnë as Viktor Osimhen dhe as Ivan Tonejn në janar, por do të presin deri në verën e ardhshme.

Sipas “Teamtalk”, Mauricio Poçetino është një fans shumë i madh i stilit të lojës të Brojës dhe e sheh atë si një lojtarë që mund t’i zgjidhë problemet në sulm.

Gjithashtu Çelsi është në pritje dhe të rikthimit të Kristofer Nkunku, duke ja bërë gjërat më të vështira Brojës për një vend në formacionin titullar, duke parë se në sulm vazhdon të aktivizohet sërish nga minuta e parë, Nikolas Xhekson.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura