Breshëri plumbash drejt dyerve të shkollës, thyhen xhamat! Momenti kur 28-vjeçarja hyn brenda godinës dhe vret 6 persona

Mar 28, 2023 | 10:10
SHPËRNDAJE

Ky është momenti kur 28-vjeçarja transgjinore, Audrey Elizabeth Hale ka hyrë brenda shkollës fillore në Nashville dhe ka qëlluar për vdekje me armë 6 persona, përfshirë 3 fëmijë.

teksas2

Hale hyri brenda ambienteve të shkollës duke qëlluar me breshëri automatiku drejt dyerve, përpara se të kryente vrasje.

Në video shihet momenti kur ajo qëlloi me breshëri dhe xhamat e dyerve bëhen copash.

Më pas shfaqet brenda ambienteve të shkollës me pushkën në dorë.

28-vjeçarja jetonte e vetmuar në një banesë në Nashville dhe gjatë kontrollit në shtëpi iu gjetën edhe 2 armë të tjera.

Hale kishte planifikuar ngjarjen në bazë të disa shkrimeve që u gjetën dhe mbante një hartë të detajuar të shkollës, me hyrjet dhe daljet brenda godinë.

Gjashtë viktimat janë nxënësit Evelyn Dieckhaus, Hallie Scruggs dhe William Kinney, të gjithë 9 vjeç, si edhe Cynthia Peak, 61-vjeçe, Mike Hill, 61-vjeç, si edhe 60-vjeçarja Katherine Koonce e cila ishte drejtoreshë e shkollës private.

Oficerët morën raportime për të shtëna me armë në shkollë rreth orës 10:13 dhe kur mbërritën dëgjuan të shtëna në katin e dytë të godinës.

Dy oficerë hapën zjarr si kundërpërgjigje dhe qëlluan për vdekje të dyshuarën në orën 10:27.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura