‘Brenda 12 muajve Greqia del nga zona euro’. Cipras: Jo panik, kush frikësohet humbet

Apr 28, 2015 | 17:43
SHPËRNDAJE

Kryeministri grek Aleksis Cipras tha të martën se besonte për një skicë marrëveshje me kreditorët ndërkombëtarë brenda dy javësh, pasi lëkundi ekipin e tij negociues dhe anashkaloi ministrin e tij të financave që ka tërbuar partnerët e zonës euro. Reuters raporton se Cipras ka thënë gjithashtu se do të duhet të mbështetet në një referendum nëse huadhënësit insistojnë në kërkesat që konsiderohen të papranueshme nga qeveria e tij e majtë.

Aleksis Cipras

Athina është një javë larg nga koha kur paratë e saj kesh mbarojnë dhe bisedimet me huadhënësit e BE-së dhe FMN-së për më shumë ndihma janë bllokuar, vetëm për kërkesat e tyre që Greqia të zbatojë reformat, duke përfshirë shkurtime të pensioneve dhe liberalizimin e tregut të punës.

Sa i perket presioneve mbi opsionet nëse nuk arrihet marrëveshje, Cipras përjashtoi zgjedhjet e parakohshme. Por ai tha se qeveria nuk kishte të drejtë të pranojë kërkesat “jashtë mandatit tonë”, dhe një marrëveshje që kërkon terma të tillë do të duhet të vendosë grekët perballe një referendumi.

“Por unë jam i sigurt që ne nuk do të arrijmë atë pikë. Pavarësisht nga vështirësitë, mundësitë për të fituar në këto negociata janë të mëdha. Ne nuk duhet të hapim panik. Kushdo që frikësohet në këtë lojë humbet”,- tha ai.

Sakaq, rreth gjysma e investitorëve presin që Greqia të largohet nga zona euro brenda 12 muajve të ardhshëm, doli në një sondazh nga grupi kërkimor gjerman Sentix të martën.

Premtimet e politikanëve evropianë për të ndjekur skenarin e Greqisë në mbajtjen e euros nuk janë marrë në vlerë nominale nga rreth gjysma e të gjithë investitorëve”,- tha Sentix në një deklaratë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura