Bozdo: Çmimet e produkteve të vendit tendencë në rënie, treg alternativ në rast abuzimi

Dec 29, 2013 | 14:45
SHPËRNDAJE

TIRANE- Bashkia e Tiranes ben me dije se ndryshe nga vitet e tjera, kete fundviti ka nje tendence renie te cmimeve te produketeve te vendit dhe rikujton se ka gati treg alternativ nese do te kete abuzime me cmimet. 

Kane qene vete tregtaret qe kane konfirmuar tendencen en ulje te cmimeve gjate takimeve që nënkryetari i Bashkisë Enno Bozdo ka zhvilluar sot në inspektimet që së bashku me task- forcën i bëri çmimeve në tregun ushqimor.

 “Task-forca e Bashkisë së Tiranës vazhdon monitorimet e çmimeve të produkteve ushqimore në tregjet e kryeqytetit. Në tregun e sotëm, një ndër tregjet kryesore të Tiranës, siç edhe u raportua nga vetë kontaktet, një pjesë e mirë e çmimeve ushqimore  janë ulur si politikë e vetë kompanive për t’i mbajtur çmimet e ulura në këtë fundvit. Sipas të dhënave që ne kemi edhe në tregjet e tjera, për disa produkte të importit, fruta-perime ka një lëvizshmëri të lehtë të çmimeve të nivelit 10-15 lekë për kile. Për disa produkte të tjera shqiptare, të prodhuara në Shqipëri, çmimet janë absolutisht të stabilizuara”- u shpreh Bozdo.

Sipas tij, edhe nesër e pasnesër do të vijojë monitorimi i çmimeve ndërsa bëri të ditur se janë marrë të gjitha masat për hapjen e tregut alternativ, në rast se do të vihet re abuzim me çmimet.

 “Situata është shumë normale, megjithatë nuk ka aspak vend për kënaqësi, nesër ka për të qenë dita më e rëndësishme, ne do të vazhdojmë monitorimin e çmimeve sot pasdite, sot në darkë dhe nesër që në mëngjes. Inspektorët që në orën e hapjes së tregut të shumicës, në orën 05:00 të mëngjesit do  të jenë atje. Në çastin më të parë që do të vërejmë rritje abuzive të çmimeve, çka unë shpresoj dhe besoj se nuk do të ndodhë, brenda një ore ne kemi gati hapjen e tregut mbrapa Pallatit të Kulturës, rruga do të bllokohet në të dyja anët, tregtarët e shumicës do të zhvendosen të tërë atje dhe unë personalisht do t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës që të vijnë në këtë treg sepse çmimet aty do të jenë të stabilizuara”- tha ai.

 Sipas tij, nesër në orën 05:00 të mëngjesit do të bëhet një përditësim i çmimeve dhe që në çastin më të parë që shihet sinjali më i vogël, do të ndërhyhet brenda një ore, një orë e gjysmë. “Jemi të gatshëm të hapim tregun mbrapa Pallatit të Kulturës në qendër të Tiranës”- u shpreh Bozdo.   

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura