“Bota shmangu një katastrofë bërthamore”- SHBA në Këshillin e Sigurimit në OKB: Sulmi rus ndaj centralit ishte i pamatur

Mar 4, 2022 | 18:41
SHPËRNDAJE

centrali-berthamor-ukraine-590x354Këshilli i Sigurimit në OKB-së është mbledhur në Nju Jork pasi Mbretëria e Bashkuar dhe shtete të tjera kërkuan një takim urgjent pas bombardimeve ruse të një centrali bërthamor në Ukrainë që tani është nën kontrollin e saj.

Si pasojë e sulemve janë dëmtuar ndërtesat në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia, më i madhi në Evropë. Ndërsa autoritetet e Ukrainës thonë se ka viktima dhe të plagosur.

Përfaqësuesja e SHBA, Linda Thomas-Greenfield, ka thënë në takim se veprimet e Rusisë ishin “të pamatur” dhe “të rrezikshme”.

“Bota shmangu për pak një katastrofë bërthamore mbrëmë. Ne të gjithë prisnim të nxirrnim frymën ndërsa shikonim situatën e tmerrshme të shpalosej në kohë reale,” thotë ajo.

Më tej theksoi se forcat ruse janë 20 milje (32 km) larg nga një tjetër objekt bërthamor dhe se “rreziku i menjëhershëm” vazhdon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura