Bombola e oksigjenit varur mbi vinç, dalin pamjet brenda vendit ku ndodhi shpërthimi. Zona e rrethuar me shirit të verdhë (VIDEO+FOTO)

Mar 1, 2024 | 23:05
SHPËRNDAJE

Pamje të trishta janë ato të zonës ku ndodhi shpërthimi në Lushnjë, ku mbetën të vdekur babë e bir dhe të plagosur 7 të tjerë, mes tyre dhe deputeti socialist Bujar Çela.

Gjithçka duket e shkatërruar, ndërsa mbi vinç ndodhet dhe bombola e gazit varur, e cila shkaktoi shpërthimin e fuqishëm pasi vinçi ra në kontakt me linjën e tensionit të lartë.

4870139d-1d44-43b4-8972-737e1c8cbbe8

LEXO EDHE: Rëndohet bilanci i viktimave të shpërthimit në Lushnjë, pas Landi Hoxhës humb jetën dhe i biri (EMRI)

LEXO EDHE: Shpërthimi i fuqishëm në Lushnjë/ Dalin pamjet e momentit të incidentit të rëndë, telat e tensionit të lartë bien mbi vinç

Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim.  Dyshohet se gjatë punës, vinçieri duke drejtuar vinçin, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm.

Policia bën me dije se është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.

351168f4-e024-4180-bda2-dd6026bfcbc5 3e7d7cba-fcea-43de-a6e1-a06d77611cbd

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura