Blushi flet pas mbledhjes së grupit: Incidenti i Elbasanit e ka burimin në selinë e PS

Mar 7, 2016 | 14:34
SHPËRNDAJE

Incidenti i Elbasanit, për kritikun e ashpër të Ramës, deputetin Ben Blushi, e ka burimin pikërisht në selinë e PS.

Duke folur pas mbledhjes së grupit të PS, ku mes të tjerash pati debat pikërisht lidhur me gjithë sa ndodhi në Elbasan dhe mënyrën se si u fishkëllye, fye e tentua të goditej Blushi, vetë deputeti ka fajësuar pikërisht gjuhën e urrejtës së Rama ka futur brenda partisë.

ben-blushi-1

Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit?

Nuk e kam zakon të tregoj ca ndodh në nje mbledhje të mbyllur, pati debat që lidhet me partinë dhe ngjarjet ne Elbasan. Po shpjegoja se ca ka ndodhur në Elbasan edhe pse ndajmë qëndrime të ndryshme. Ngjarjet e Elbasanit e kanë burimin në këtë seli, sepse urrejtja, gjuha armiqësore, shpallja e dikujt armik i nxiti ata në Elbasan. Nuk kam asnjë me 10-15 djem aty i kam falur të gjithë, e më takon ti fal se janë nën ndikimin e presionit psikologjik që i bëhet nga këtë seli, mënyra si flitet me karvan, e me armiq të partisë ka nxitur konfliktet në Elbasan. I fal ata që e kapërcyen të drejtën dhe ofenduan e sulmuan një njeri pa të drejtë, që kishte vajtur për të kërkuar aty zgjedhje të reja në parti.

Si u gjykua nga grupi parlamentar, sepse kishte një letër të deputeteve të PS

Duhet të pyesni kolegët për ca mendojnë për këtë rast, unë do të doja të PS të distancohej, të merrte distancë se ky nuk është problemi im, por i vijës politike të një partie të madhe, që jo vetëm qeveris, por  dhe ka rol të edukojë njerëzit dhe nëse një parti nuk distancohet nga njerëz që dhunojnë, tentojnë të fyejnë, të prishin mbledhjet e mos të lënë të flasësh, është problem i madh pedagogjik, njerëzit po nxiten për të urryer e kundërshtuar me dhunë njerëz që nuk mendojnë si ata,.

Cfarë ndodhi në mbledhjen e grupit?

Unë nuk flas në emër të grupit

Si i komentoi Rama ngjarjet në Elbasan?

Pyesni zotin Rama se cfarë mendon për Elbasanin dhe sa mendon se është përgjegjës për këtë gjuhë dhune e armiqësie që ka futur brenda partisë

Kur Rama u kërkon emrat e kriminelëve që ju thoni se janë në PS, cfarë ju kushton, pse nuk i thoni emrat?

PS ka votuar ligj për dekriminalizimin, i kërkuar me forcë nga BE dhe SHBA, nëse PS e ka votuar nëse nuk ka pasur kriminelë pse e ka votuar, Rama nëse mendon se s’ka pas kriminelë pse e ka votuar ligjin, pyetja është për PS dhe prokurorinë e policinë, ata që dinë më mirë kush janë kriminelët në Parlament.

A pati ofendime personale?

Nuk tregoj ca ndodh në mbledhje me dyer të mbyllura, se bëj kurrë, shpjegova atë që ndodhi, nuk është cështja ime por e një partie qe duhet të distancohet nga dhuna. Në Elbasan pati dhunë, shenja kundërshtie me dhunë dhe PS duhet të distancohet nga kjo tendencë, që mund të ndodhë kudo.

Të njëjtin mendim ndau me ju edhe zoti Kreshnik Spahiu gjatë takimit që pati?

Bëni lajme gjëra që s’janë lajme, ajo që foto e bërë një muaj para dhe s’ka lidhje me gjërat që po flasim ishte koicidencë, nuk përbën lajm dhe nuk con në asnjë konkluzion politik.

Paskeni marrë një kopje të statutit, a patë statutin?

Nuk ua them dot se sot e mora, nuk lexoj mediat për dokumentet e partisë ku jam, nëse ky statut i heq PS të drejtën e zgjedhjes mes një procedure të paarsyeshme, sigurisht që ky statut është rrëzuar.


Ben Blushi pas mbledhjes se PS by gazeta-panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura