Bllokohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit, shkak rënia e masivit me gurë. Dhjetëra mjete ngecin në vend nga të dy kahet (VIDEO)

Feb 29, 2024 | 17:01
SHPËRNDAJE

Qarkullimi në Rrugën e Arbrit është bllokuar si pasojë e rënies së masiveve me gurë.

Ndërprerja e qarkullimit të mjeteve është bërë konkretisht në aksin Tiranë-Klos, pasi rënia e masivit të gurëve ka ndodhur në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje, ndërsa fadromat e kompanisë koncesionare janë nisur drejt vendngjarjes për pastrimin e rrugës.

Procesi i pastrimit parashikohet të zgjasë disa orë, ndaj këshillohet përdorimi i aksit të vjetër nga drejtuesit e mjeteve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura