Blinken vizitë në Arabinë Saudite, bisedime mbi sigurinë dhe ekonominë

Jun 8, 2023 | 16:46
SHPËRNDAJE

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken po viziton Arabinë Saudite për bisedime mbi çështje që lidhen me ekonominë dhe sigurinë.

zfkl;;

Përpara udhëtimit, gjatë një takimi të hënën, të Komitetit të Çështjeve Publike Amerikano-Izraelite, një grup lobues pro izraelit, zoti Blinken tha se pjesë e vizitës së tij do të jetë forcimi i marrëdhënieve mes Izraelit dhe Arabisë Saudite.

“Nxitja e normalizimit të marrëdhënieve mes Izraelit dhe Arabisë Saudite është në interesin e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Besoj se mundemi dhe duhet të luajmë një rol kyç në përparimin e këtyre marrëdhënieve. Nuk kemi shpresa të kota se një gjë e tillë mund të arrihet shpejt dhe lehtë. Por ne jemi të angazhuar në arritjen e këtij qëllimi, pjesë e këtij përkushtimi janë dhe udhëtimet që do të kryej në Jedah dhe Riad, për t’u angazhuar me partnerët tanë në Arabinë Saudite dhe vendet e Gjirit”, tha zoti Blinken.

Zoti Blinken po merr pjesë në takimin e ministrave me Këshillin e Bashkëpunimit të vendeve të Gjirit ku pritet të diskutohet mbi forcimin e sigurisë, qëndrueshmërisë, uljes së tensioneve, integrimin rajonal dhe mundësite ekonomike në Lindjen e Mesme.

Zoti Blinken dhe homologu i tij Faisal bin Farhan kanë organizuar edhe një takim të koalicionit të 80 vendeve që janë angazhuar për të luftuar grupin Shteti Islamik./VOA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura