“Birrë tepër cilësore”- Ambasadori i Republikës Domenikane viziton fabrikën e Birrës Korça: I impresionuar nga historiku dhe standardet e prodhimit

Sep 13, 2023 | 14:39
SHPËRNDAJE

Historia e suksesshme prej gati një shekulli e fabrikës ku prodhohet birra Korça, birra e parë shqiptare, tërhoqi vëmendjen e ambasadorit të Republikës Domenikane ne Guajanen angleze Ernesto Torres Pereyra. Diplomati zhvilloi një vizitë në ambientet e fabrikës ku u prit nga presidenti i “Hysenbelliu GROUP”, zoti Irfan Hysenbelliu.

Irfan Hysenbelliu-ambasadori republikes-Domenikane-Birra-Korca

Pasi vizitoi të gjitha ambientet dhe repartet ambasadori tha se mbeti i impresionuar nga arkitektura e veçantë, historiku, investimi madhor, teknologjia me standardet europiane dhe aparaturat moderne. Ambasadori ftoi çdo vizitor që të mos largohet nga qyteti pa parë fabrikën e Birrës Korça.

 

Diplomati jo vetëm që vlerësoi maksimalisht fabrikën e birrës Korça, por mbeti i befasuar edhe nga shija e birrës së  sapoprodhuar “korca” me cilësi të shkëlqyer e unike, duke e bërë atë birrën më të përzgjedhur.

 

Birra-1

“Është mahnitëse që kanë arritur të ruajnë frymën që nga krijimi dhe vazhdojnë të ofrojnë një produkt kaq të mirë për publikun. Shija e birrës Korça është shumë e mirë, shumë freskuese dhe tepër cilësore. Provova birrën e zezë dhe është e preferuara ime. Unë vij nga Dublini, por kur provova birrën e zezë këtu ishte shumë më e mirë”, u shpreh ai.

Fabrika e birrës Korça është shndërruar në një atraksion turistik e të vizitueshëm në çdo stinë të vitit nga turistët, por edhe diplomatë të huaj të cilët pasi vizitojnë qytetin nuk mund të largohen pa u njohur me historikun e fabrikës së birrës së parë shqiptare dhe pa provuar shijen e veçante te birrës e freskët, që vetëm birra Korça e ofron.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura