“Berisha ka thyer masën e arrestit, ka futur në shtëpi…”- Arsyetimi i SPAK, avokati Gjokutaj: Lajthitje, masa e sigurimit nuk afekton në aktivitetin e ish-kryeministrit

May 21, 2024 | 12:08
SHPËRNDAJE

Prokurorët e SPAK pretendojnë se ish-kryeministri Sali Berisha ka thyer masën e arrestit, pasi në shtëpi ka futur ish-eurodeputetin Elmar Brok dhe gazetaret italian te RAI.

sali berisha

Ndërkohë avokati i tij, Genc Gjokutaj thotë se kjo është lajthitje, pasi masa e sigurisë ndaj Berishës, nuk afekton në aktivitetin e ish-kryeministrit Berisha.

“Berisha ka që në 30 dhjetor në arrest në shtëpi. Kjo është lajthitje e SPAK dhe gjykatës kundër krimit të organizuar. Vendimi është i tillë që  arresti në shtëpi nuk afekton aktivitetin e liderit të opozitës” ,tha Gjokutaj.

Nderkohe i pyetur per rrezimin e kerkeses per perjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, avokati tha: “Sot kemi marrë një kopje të vendimit të kësaj gjykatë për rrëzimin e kërkesës tonë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Në bazë të ligjit kjo gjyqtare ka bërë një relacion dhe është interesant fakti që në relacionin e saj nuk e konteston ekzistencën e faktit se ajo është dënuar nga Gjykata Administrative me ndalimin në zonën Shengen, por thotë që pretendimet e mbrojtjes nuk hyjnë në shkaqet që sjellin përjashtimin tim. Gjykata thotë se kjo gjykatë nuk është kompetente për të gjykuar mbarimin ose jo të mandatit. Këto janë teknikalitete. Ata nuk duan të hyjnë në thelbin e çështjes, qoftë për përjashtim qoftë për marrjen e provave. Kërkesën për përjashtim ja kemi qepur në pallto do ja qepim edhe në këtë kostumin veror”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura