BERISHA DHE 8 JANARI/ Reagon Basha: Hera e parë në histori që një politikan “non grata” thërret protestë kundër partisë së tij

Jan 4, 2022 | 15:14
SHPËRNDAJE

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha më 8 janar. Përmes një postimi në Twitter Basha shkruan se kjo është hera e parë në histori që një politikan i lartë në Shqipëri thërret protestë kundër partisë së tij me argumentin se nuk e mbrojti pasi u shpall “non grata”.

basha
“Hera e parë në historinë e Shqipërisë që një politikan i lartë shpallet i padëshiruar nga SHBA,dhe po hera e parë në Shqipëri që ai thërret një protestë kundër partisë së tij – Partisë Demokratike, me motivin pse ajo nuk kthehet në bunker ku ai mund të ‘strehohet’ për tu mbrojtur”, shkruan Basha në Twitter.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura