“Bëmë plane për të luajtur me Partizanin”, Shehi: Kundër Laçit nuk do të jetë e lehtë, na është rikthyer…

Oct 2, 2023 | 11:10
SHPËRNDAJE

Tirana do të luajë përball Laçit në sfidën e javës së shtatë të Superiores ditën e nesërme në “Selman Stërmasi”, ora 14:00. Në konferencën për mediat, trajneri Shehi u shpreh se skuadra është gati dhe kërkon që të përmirësohen gjërat që u bënë gabim në disfatën kundër Erzenit.

shehi

“Ka qenë javë e gjatë dhe për shkak të derbit që u shty, por edhe që u shty me një ditë ndeshja jonë me Laçin. Na është rikthyer Deliu, të paktën na ka shërbyer koha që të arrijë më mirë gjendjen fizike dhe pjesa tjetër është e gatshme për të përballuar ndeshjen e nesërme.

Laçi është një skuadër që ka elementë të rinj premtues që kërkojnë të luajnë futboll. Është një fenomen që në kaq javë ka ndryshuar dy trajnerë dhe nuk e dimë se si do të vendoset nesër. Një përshtypje e kemi dhe nga eksperienca mbi futbollin shqiptar, duke njohur pak dhe trajnerët që vihen në drejtimin e skuadrave. Ne do ta vlerësojmë dhe për shkak të ndeshjes që humbëm me Erzenin. Jemi të vetëdijshëm që na pret një ndeshje e vështirë për t’u rikthyer aty ku duhet dhe për të përmirësuar shumë gjëra që bëmë gabim me Erzenin.

Të flasim për Josën, nuk ka koment. Një trajner që ka më shumë ndeshje se të gjithë mbi shpinë, por këtyre ndeshjeve i shtohen dhe trofetë. Është një trajner shumë i titulluar, për të mos thënë më i titulluari në vend. Është një përballje e vështirë. Pastaj për veten time, mendoj se rezultatet janë të kënaqshme. Sigurisht çdo njeri kërkon të përmirësohet për të arritur akoma dhe më shumë. Është një rrugë e gjatë dhe do të mundohem me më të mirën time dhe me djemtë, sepse janë ata që japin në fushë atë që transmeton. Kështu që shpresoj që të vazhdojmë të përmirësohemi akoma dhe më shumë.

E thash dhe pak më parë që ishte një javë e gjatë. Bëmë plane për të luajtur në mesjavë me Partizanin. Jemi munduar që dhe me këto ndryshime të bëjmë programin “adapt”, për të qenë aty ku duhet. Shpresojmë të na ketë shërbyer mirë kjo pauzë prej afro 10 ditësh”, u shpreh Shehi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura