Belinda Balluku përfundon në SPAK, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës me drejtorë të arrestuar dhe në hetim për korrupsion dhe abuzime me tenderat!

May 15, 2024 | 17:47
SHPËRNDAJE

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është paraqitur në SPAK për të dëshmuar si person në dijeni në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës.

balluku me drejtoret

Por numri dy i qeverisë nuk është i vetmi që është paraqitur në SPAK, pasi edhe vartësit e saj disa janë në qeli, disa të tjerë prapa hekurave.

Belinda Balluku është zyrtarja e lartë që ka numrin më të madhe të drejtorëve në hetim nga Prokuroria e Posaçme apo janë të arrestuar për korrupsion dhe abuzim në tendera.

Sjellim në vëmendje se Ergys Verdho, kreu i KESH u largua pak kohë më parë nga ky post, pasi ndaj tij nisi një hetim për tenderat në institucionin që ai drejtonte.

Një tjetër drejtor nën varësinë e ministres Balluku ka qenë edhe Evis Berberi, kreu i ARRSH, i cili përfundoi në pranga në muajin mars.

Drejtori i ministres Balluku akuzohet për  “Korrupsion” dhe “Pastrim parash”. Me dyshimet për të njëjtat vepra penale, nën arrest kanë përfunduar po ashtu dhe dy sipërmarrës, të lidhur me të, Valter Begaj, dhe Ervis Lamaj.

Një tjetër zyrtar i lartë, i cili është nën hetim është edhe Ceno Klosi, kreu i Tatimeve.

Zyrtari i lartë i Tatimeve po hetohet për veprat penale të “korrupsionit”, “shpërdorimit të detyrës”, “mashtrimit” dhe “falsifikimit të dokumentave”.

Prokuroria e Posaçme ka konfirmuar se hetimet ndaj kryetatimorit Klosi u regjistruan mbi bazën e dy kallëzimeve të bëra nga Partia Demokratike.

“Mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar nga grupi parlamentar i subjektit politik Partia Demokratike, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar Procedimin Penal Nr.259/2023 datë 13.12.2023, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike ”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikim i dokumentave” dhe “Mashtrimi””, njoftoi prokuroria.

Sikurse rezulton nga të dhënat zyrtare të institucionit të akuzës, 6 muaj para kallëzimit të parë, opozita ka depozituar një tjetër kallëzim ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve Klosi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura