Bebe Rexhës i sugjerojnë ndërhyrje kirurgjikale për dobësim, këngëtarja përgjigjet: Unë ha shumë dhe vuaj nga sindroma…

Nov 19, 2022 | 22:46
SHPËRNDAJE

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është duke shijuar suksesin e këngës së saj më të fundit “I’m good (Blue)” me David Guettan.

bebe

Ajo së fundmi performoi live në NRJ Music Aëards 2022, gjersa ka arritur të nominohet edhe për mbrëmjen e madhe të çmimeve, Grammy Aëards 2023.

Rexha ndërkohë vazhdon të jetë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme apo aktivitetet muzikore.

Së fundmi 33-vjeçarja i është përgjigjur një fansi i cili i sugjeroi asaj një ndërhyrje estetike për të humbur peshën, për të cilën është kritikuar shpesh herë.

“I dashur, unë ha shumë dhe kam sindromën e vezoreve policistike dhe marr ilaçe që më bëjnë të shtoj peshë. Më beso se do të doja të isha më e vogël jo më e madhe”, shkroi Bebe Rexha në Twitter.

bebe rexha

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura