“BAUMARKET” lideri gjerman i markatave të veglave të punës, feston ‘5 vite suksesi’ në tregun shqiptar!

May 13, 2024 | 10:40
SHPËRNDAJE

BAUMARKET, lideri Gjerman i markatave të veglave të punës, organizoi këtë fundjavë një mbrëmje Gala pranë Rogner Hotel Tirana me partnerët dhe bashkëpunëtorët, për të festuar 5 Vite Suksesi në tregun shqiptar frymëzuar nga inovacioni dhe përkushtimi ndaj cilësisë.

Baumarket festa1

Rrjeti BAUMARKET vazhdon të rritet duke i shërbyer tashmë klientëve me më shumë se 75 filiale dhe duke ofruar gjithmonë produktet më cilësore, trendet më të reja të sektorit dhe standardin më të lartë të shërbimit.

Përmes angazhimit të palodhur për të ofruar cilësi të lartë në çdo produkt dhe shërbim përpara dhe pas shitjes, BAUMARKET është një udhëheqës në treg dhe një partner i besueshëm për profesionistët dhe të apasionuarit.

Baumarket festa12

Me një staf të specializuar dhe të fokuar ndaj kërkesave të klientëve, BAUMARKET siguron që çdo blerje të jetë një përvojë e shkëlqyer duke ofruar produktin dhe shërbimin e duhur.

BAUMARKET, si gjithmonë një hap përpara në treg, prezantoi strategjinë e re dhe risitë që synon të sjellë, me teknologjinë më të fundit dhe shërbimin më të mirë.

Kjo përpjekje e vazhdueshme për të qëndruar në krye të inovacionit dhe për të përmirësuar përvojën e klientit, e bën atë zgjedhjen e parë për çdo klient.

Në të njëjtën kohë, falënderimi ndaj klientëve dhe partnerëve nuk mungoi, duke ofruar dhurata dhe surpriza të veçanta përgjatë gjithë mbrëmjes.

Baumarket festa123

Bashkë me partnerët, miqtë dhe stafin e përkushtuar, BAUMARKET shënoi këtë moment të rëndësishëm në një mbrëmje të mrekullueshme. Muzika, argëtimi dhe atmosfera e shkëlqyer nën tingujt e këngëtares së mirënjohur Marsela Cibukaj, bënë këtë mbrëmje të paharruar për të gjithë të pranishmit.

Baumarket festa1234

Ky event nuk ishte vetëm një festë për arritjet e deri tanishme por gjithashtu shënoi fillimin e një kapitulli të ri për BAUMARKET në Shqipëri, i cili premton të sjellë edhe më shumë risi në vitet në vijim. Në një treg që vlerëson dhe kërkon gjithnjë e më shumë inovacion dhe cilësi, BAUMARKET është përgatitur të vazhdojë të udhëheqë dhe të inspirojë.

Gjatë gjithë këtij muaji festiv, për të shpërblyer klientët besnikë dhe jo vetëm, BAUMARKET sjell me qindra oferta dhe ulje deri ne -75% në sektorin e veglave të punës dhe kopshtarisë.

BAUMARKET – MARKAT MË TË MIRA, SHËRBIMI MË I MIRË!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura