Bashkitë e fituara nga kutitë e burgut, Mentor Kikia në Panorama TV: Moralisht e rrëzon kandidatin, është votë e orientuar. Nëse nuk dënojmë hajdutin e zgjedhjeve…

Jun 1, 2023 | 21:54
SHPËRNDAJE

Analisti Mentor Kikia është shprehur se kandidatët e bashkive që janë shpallur fitues nga votat e burgut, moralisht janë të rrëzuar.

Komentet Kikia i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Log” në Panorama TV, ku tha se votat e të burgosurve janë vota të orientuara për partinë në pushtet.

Ai shtoi se nëse Shqipëria nuk dënon hajdutët e zgjedhjeve, nuk ka për të dënuar asnjë hajdut tjetër.

“Jo se i burgosuri nuk ka të drejtë vote, por që këtu ai e ka humbur moralin për të qenë kryetar bashkie. Pasi te të burgosurit as nuk ka shkuar njeri të bëjë fushatë, as nuk e lidh gjë me qytetin, nuk janë banorë të zonës, zero komunikimi. Është një votë e orientuar dhe fakti që kandidatit fitoren ja ka dhënë ajo votë, e ka rrëzuar moralisht atë.

Ajo votë gjithsesi është e pastër. Ligjërisht është e drejtë, votë për PS. Mbaroi. Por gjej rastin ta nxis zotin Kaso që të ndiqni nga pas çdo hajdut vote, sepse nëse nuk dënojmë hajdutin e votës, nuk do të dënojmë kurrë asnjë lloj hajduti.

Nëse i thua dikujt që drejtori X vuri të gjithë punonjësit në rresht, do të thotë hë mo se kështu ndodh, sepse kjo elitë asnjëherë nuk është ndëshkuar”, u shpreh Kikia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura