Bashkëthemeluesi i “Apple” do të marrë pasaportën serbe, Vuçiç: Është nder për vendin tonë

Dec 6, 2023 | 17:52
SHPËRNDAJE

Bashkëthemeluesi i Apple, Steve Wozniak do të marrë pasaportën serbe, njoftoi presidenti i Serbisë të mërkurën.

Steve Ëozniak

Wozniak mbërriti në Serbi përpara zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të 17 dhjetorit, në një nxitje të dukshme për fushatën e presidentit Aleksandar Vuçiç.

Wozniak tha se ndihet “shumë me fat” që është në Serbi dhe se ai dhe gruaja e tij Janet, e cila gjithashtu do ta marrë një pasaportë serbe, tani e tutje do të “promovojnë” Serbinë. Ai tha se do të bëhet serb që jeton në SHBA.

Vuçiç tha në një konferencë të përbashkët shtypi në Beograd se “është nder” për Serbinë që t’i dorëzojë pasaportat Wozniakut dhe gruas së tij.

Vizita e Wozniak, e cila u njoftua të martën, u prit me mosmiratim nga partitë opozitare, të cilat akuzuan qeverinë ose partinë në pushtet se është duke e paguar Wozniak për t’i bërë “reklamë” Vuçiçit.

“Askush nuk e ka paguar për të ardhur në Serbi, për të qenë plotësisht i qartë”, tha kryeministrja serbe Ana Brnabiç.

Wozniak tha se ishte ftuar për ta vizituar ish-tenistin e lartë serb Janko Tipsareviç, një anëtar i shquar i Partisë Progresive Serbe të Vuçiçit./Koha

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura