“Bashkëshortja ime iku e re, fati nuk i buzëqeshi”/ Kompozitori Robert Radoja kujton humbjen e të shoqes: Dy djemtë u rritën pa nënë

Jan 29, 2023 | 21:29
SHPËRNDAJE

Profesori i mirënjohur dhe kompozitori Robert Radoja, ka rrëfyer mes emocionesh momentin më të vështirë të jetës së tij, humbjen e bashkëshortes dhe kujdesin ndaj dy djemve të tij.

robertradoja1

Në një intervistë për emisionin “Dola te Ola”, Radoja thotë se pas ndarjes nga jeta të bashkëshortes, Tatjanës, ai nuk u martua dhe ia dedikoi jetën dy djemve.

Tatjana Radoja, e cila ka interpretuar edhe në filma si “Përballimi”, “Ndërgjegjja”, “Streha e Re”, u nda nga jeta në moshë të re nga një sëmundje e rëndë.

“Bashkëshortja ime iku e re. Më dhuroi dy djem të bukur. Ishte mësuese frëngjishteje. Fati nuk i buzëqeshi për jetën”, tha ai, teksa shtoi se e ka njohur që fëmijë në korin e Pallatit të Pionierëve, ku ishte edhe soliste, dhe më pas janë ritakuar në Festivalin e 11 të Këngës.

“Djemtë u rritën pa nënë”, tha profesori mes emocionesh, por shtoi se nuk ka asgjë në jetë që nuk përballohet. Djali i madh i tij jeton në Gjermani dhe merret me art, madje drejton një grup, ndërsa i vogli punon në media, montazhier dhe ilustrim muzikor. Profesor Radoja u shpreh se është një baba krenar për të dy djemtë e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura