“Bashkë”- Punimet e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, Presidenti Begaj takon Vjosa Osmanin në New York

Sep 19, 2023 | 19:48
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar një takim me homologen e tij të Kosovës, Vjosa Osmanin në New York, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Begaj-Osmani-1-675x450

Përmes një postimi në Facebook, Begaj ka ndarë foton nga takimi dhe krahas saj ka shkruar “Bashkë”.

Begaj ndodhet ku ndodhet me delegacionin shtetëror të Republikës së Shqipërisë për javën e punimeve të Sesionit të 78-të të Asamblesë, me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

Ai mori pjesë sot në Forumin e Nivelit të Lartë Politik për Zhvillimin e Qëndrueshëm, i njohur si Samiti për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, ku marrin pjesë kryetarët e shteteve/qeverive të vendeve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura