Basha tha se nuk do votojë amnistinë penale, Rama e ironizon: Kush është ky, në çfarë ore e tha?! Patronazhistët? Kryeministri: Janë aktivë edhe kur ju flini

Feb 21, 2024 | 19:34
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama pas përfundimit të Asamblesë së Partisë Socialiste, komentoi edhe votimin pa debat të ligjeve kohët e fundit në Parlament.

Pas mbledhjes së Asamblesë së PS, Rama tha ligjet kalojnë në një kohë të shkurtër, pasi në sallën e Parlamentit nuk ka kushte për ti kaluar në kohë të gjatë.

Më tej ai u shpreh se në momentin që do të krijohen kushtet normale, do të ketë kohë edhe për debate.

“Ligjet kalojnë në një shumë të shkurtët se nuk ka në sallë kushte për të kaluar në  një kohë të gjatë. Në një moment që do të krijohen kushtet, lidhet do të kalohen në kohën e nevojshme për tu debatuar dhe për tu ballafaquar. Deri sa nuk ka kushte jo normale që nuk vijnë nga, ligjet do të kalojnë ashtu”. tha Rama.

Ndërsa i pyetur për amnistinë penale që pritet të kalojë nesër në Parlament, Rama u shpreh se nuk është në dijeni të axhendës parlamentare.

“Nuk jam në dijeni në këtë moment të axhendës nesër të parlamentit, sepse ne i kemi punët e ndara. Nuk e di si është axhenda nesër. Di vetëm faktin që është bërë një diskutim mbi një keqkuptim total djhe është adresuar menjëherë nga Ministri i Drejtësisë”, tha Rama.

Pyetje: Basha tha se nuk do jepte votat për amnistinë

Rama: Kush është ky? Në çfarë ore tha?

Gazetarët: Paraditen e sotme

Rama: Ka qenë akoma për gjumë

I pyetur për patronazhistët, nëse do ta aktivizojnë edhe në këto zgjedhje, Rama zgjodhi të përgjigjej me ironi.

“Sistemi i patronazhimit është aktiv edhe kur ju flini, jo më kur fle opozita që jemi aktivë edhe ne të tjerët s’jemi patronazhistë”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura