Basha: Kongresi Amerikan miraton projektligjin për konfiskimin e aseteve ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të Ukrainës

Apr 20, 2024 | 22:08
SHPËRNDAJE

Kongresi Amerikan ka miratuar projektligjin për konfiskimin e aseteve të ngrira të Federatës Ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të Ukrainës.

basha kongresi amerikan

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi në Facebook, shprehet se ky është një lajm i shumëpritur, ndërsa i shpreh mirënjohje ligjvënësve amerikanë e në veçanti nismëtarëve të këtij projektligji,  Congressman French Hill dhe kryetarin e Komitetit për Punët e Jashtme Michael McCaul

“Lajm i shumëpritur nga Ëashingtoni: Kongresi Amerikan sapo votoi projektligjin për konfiskimin e aseteve të ngrira të Federatës Ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të Ukrainës.

Përgëzime dhe mirënjohje ligjvënësve amerikanë e në veçanti nismëtarëve të këtij projektligji,  Congressman French Hill dhe kryetarin e Komitetit për Punët e Jashtme Michael McCaul. Nder dhe privilegj që edhe unë kam patur ndihmën dhe mbështetjen e tyre dhe miqve amerikanë në këtë proces jetik për Ukrainën në Këshillin e Europës”, shkruan Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura