“Barra e krizës nuk po mbahet nga të gjitha grupet shoqërore”, Selami Xhepa për Panorama TV: Duhet të ishte bërë një ndarje më e drejtë e rritjes së pagave

May 25, 2023 | 16:29
SHPËRNDAJE

Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa, është shprehur se barra e krizës në Shqipëri nuk po mbahet nga të gjitha grupet shoqërore, pasi sipas tij, në vendin tonë ka një pabarazi të theksuar.

Komentet Xhepa i bëri gjatë një interviste në Panorama TV, ku tha se në Shqipëri duhet të ishte bërë një ndarje më e drejtë e rritjes së pagave.

Ai tha se në fshatra ka ende pensione shumë të ulëta, që shkojnë deri në 100 mijë lekë të vjetra.

“Edhe në historitë e vendeve të tjera që i kanë ndërmarrë reforma të tilla, efektet e saj janë në pikëpamjet e rishpërndarjes së të ardhurave.

Një diferencim kaq i madh i pagës, në fshat kemi pensione edhe 100 mijë lekë. Inflacioni në veçanti dihet që është një taksë mbi të varfërit. Rëndon grupet me të ardhura më të ulëta. Rritja e pagave në sektorin publik do të vendosë nën presion edhe sektorin privvat. Efektin e saj në pabarazi unë e shikoj që do të jetë i fortë edhe vitin e ardhshëm.

Qeveria ka thënë se rritja e pagave do të bëhet përmes rritjes së të ardhurave të buxhetit. Ajo që mendoj që do të ndodhë, mendoj se do të jetë një rialokim.

Ne mund të kishin bërë kompensime të pagave për shkak të inflacionit, indeksime me 20 %. Ne po kalojmë një krizë dhe kjo barë e madhe e krizës nuk po mbahet nga të gjitha grupet shoqërore. Unë mendoj se kjo e ka rritur tensionin social. Ne përshembull të kishim rritur me 30 % pensionet më të ulëta, 15 përqind ato më të larta, etj. Pra të kishim bërë një ndarja me të drejtë të rritjes së pagave”, u shpreh Xhepa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura