Barazim surprizuese i Moldavisë ndaj Çekisë, si ndryshon renditja në grupin e Shqipërisë

Mar 27, 2023 | 22:48
SHPËRNDAJE

U luajtën mbrëmjen e sotme 2 sfidat e vlefshme për Grupin E të kualifikueseve të Europianit, grup në të cilin bën pjesë edhe Shqipëria. Kuqezinjtë e Silvinjos u mposhtën me rezultatin 1-0 në ndeshjen e parë, ndërkohë që surpriza e mbrëmjes ishte padyshim barazimi pa gola i Moldavisë ndaj Çekisë.

moldavi ceki

Edhe pse kombëtarja çeke në duelin e parë mposhti Poloninë me rezultatin 3-1, në këtë duel nuk mundi të shkonte më shumë se barazimi pa gola në Moldavi. Një rezultat ky që i shkon përshtat Shqipërisë që më 17 qershor do të presë Moldavinë në “Air Albania”.

renditja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura