Bankers: Rrjedhje e pakontrolluar gjatë një operacioni shpimi. Gazi është i ëmbël dhe i padëmshëm

Apr 1, 2015 | 9:31
SHPËRNDAJE

Kompania pergjgejese qe ben shpimet ne kete zone, njofton zyrtarisht se ngjarja ndodhi ne kohen kur kryheshin operacione shpimi.

“Sot në mëngjes në ora 6.00, kompania Bankers Petroleum Albania Ltd aktivizoi planin e ndërhyrjes për emergjencat në përgjigje të një rrjedhjeje të pakontrolluar gazi natyror në një pus kur po kryheshin operacione shpimi. Nuk raportohen të lënduar”- thuhet ne deklaraten e kompanise.

Sipas saj, gazi që ka rrjedhur është gaz i ëmbël dhe i padëmshëm. “Megjithatë stafi operacional dhe i sigurisë i Bankers në bashkëpunim me qeverinë lokale, Albpetrol dhe policinë e shtetit ka marrë të gjitha masat paraprake duke përfshirë edhe evakuimin e menjëhershëm të banorëve në zonën e prekur.  Operacionet po vazhdojnë për ta ndalur pusin, për të kthyer banorët në shtëpitë e tyre dhe më pas për të filluar operacionet për pastrimin e zonës e prekur”- thuhet ne deklarate.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura