Ballkani dhe Ilir Daja e “djeg” pas fitimit të Kupës, festojnë me këngën “Çun Tirone”

May 23, 2024 | 10:03
SHPËRNDAJE

Dita e djeshme ka qenë historike për Ballkanin e Ilir Dajës. Kosovarët u shpallën për herë të parë në historinë e tyre fitues të Kupës së Republikës.

daja

Normalisht që ky moment i veçantë nuk do të lihej pa u festuar nga ekipi. Pas përfundimit të ndeshjes, të gjithë së bashku me trajnerin Daja kanë shkuar të festojnë në një lokal.

Aty është kapur edhe trajneri kryeqytetas duke festuar me këngën që mund ta karakterizojë më së miri, “Çun Tirone”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura