“Babi më p*rdhunonte kur mami dhe 3 motrat e vëllezërit s’ishin në shtëpi”- Akuzoi të atin se abuzoi s*ksualisht me të prej moshës 10-vjeçare, zbardhet dëshmia e adoleshentes

May 21, 2024 | 13:22
SHPËRNDAJE

Është zbardhur dëshmia e adoleshentes nga Kavaja e cila ka akuzuar babain e saj për përdhunim.

1636012491_abuzimm850x450

15-vjeçarja fillimisht i ka treguar ngjarjen psikologes së shkollës, ku i rrëfyer se i ati ka kryer marrëdhënie seksuale me të brenda shtëpisë së tyre dhe se përdhunimi ka nisur prej moshës 10-vjeçares.

Adoleshentja ka rrëfyer se abuzimi seksual ndodhte kur nëna e saj, si edhe 3 motrat e vëllezërit nuk ishin në shtëpi.

Psikologia dhe drejtuesit e shkollës kanë njoftuar policinë që kanë vendosur në pranga babain e saj, 48-vjeçarin me iniciale B. R., banues në Golem. Ai akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

LEXONI: “S’e kam prekur asnjëherë vajzën”/ 15-vjeçarja akuzoi të atin se e përdhonte prej 4 vitesh, zbardhet dëshmia e babait dhe nënës! Si u zbulua ngjarja shokuese

 

Njoftim i policisë:

Kavajë/ Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur, në mënyrë të përsëritur, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit nga një shtetase 15 vjeçe, se babai i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit, menjëherë kanë organizuar punën për verifikimin e këtij kallëzimi dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi B. R., 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura