“Babain më mirë mos ta kisha pasur”- Nga borxhet që i la i ati, burgosja e të vëllait dhe ndarja me Danielin, jeta e Fotinisë pas famës së “Big Brother”

Mar 11, 2023 | 9:56
SHPËRNDAJE

Fotini nuk ka shumë ditë që është bërë pjesë e “Big Brother VIP2”, por duket se është afruar shumë me banorët.

fotinia derxho daniel7

Mbrëmë, ajo ka vendosur që t’i rrëfejë Nita Latifit një histori mjaft personale. Ajo ka folur për familjen e saj, për babain e saj të dhunshëm, i cili tani ka krijuar një jetë të re me një grua tjetër.

Fotini tregon se kur ka hyrë në “Big Brother” disa vite më parë, ka pasur plot 31 milionë lekë borxh. Ajo shtoi më pas se ka 8 vjet që nuk flet dhe as nuk dëgjon për babin e saj, për të cilin thotë që më mirë të mos e kishte pasur.

fotinia derxho

“Unë që jam kjo që jam, kështu si jam, jam vetëm prej asaj. Babain nuk e kam pasur në jetën time. E kam pasur deri në një moshë, 13 vjeç, por më mirë të mos e kisha pasur. Unë dhe vëllai kemi parë shumë gjëra që na kanë vrarë. Të gjitha këto i kam vuajtur deri në një moshë madhore, se e ke parasysh si çdo gocë shikon shoqet me baballarët e tyre. Babi ka krijuar jetë tjetër me një zonjë, grua.

Ndërsa mami im kurrë, nuk e ka menduar. Kjo ka qenë një nga plagët më të mëdha në jetë. Të gjitha këto i kam kthyer në forcë. Ato që kam jetuar, nuk dua kurrë të sjell në jetë një fëmijë që t’i jap këto gjëra. Kurrë.

fotinia derxho1

 

Edhe një zënkë të vogël të kem me partnerin, mos t’i dëgjojnë. Sa gjëra kemi parë unë dhe vëllai në shtëpi. Vija nga kursi, vëllai nga sporti dhe gjenin mamin dhe babin duke u zënë, babi duke e goditur. Vëllai im kalama futej në mes t’i ndante. Gjëra që nuk do i harroj kurrë.

Kur isha në ‘Big Brother’, vëllai ka qenë në burg për shkak të një problemi familjar që u krijua midis babait. Ky donte të na nxirrte nga shtëpia. Kur jam futur në ‘Big Brother’ kam pasur 31 milionë lekë borxh që i mora për vëllain.

fotinia derxho4

Sa gjëra. Shumë raste jam ndjerë si babi i shtëpisë, e vogël dhe kisha shumë përgjegjësi. Kur kam marrë lekët, hera e parë që kisha aq lek në jetën time. Me vërtetë e fitova ‘Big Brother’, por siç i mora, ashtu i dhashë lekët. Po mos ta kisha fituar ‘Big Brother’, unë sot do isha akoma me borxhe.

Më ka dashur shumë Zoti. Nuk është shumë e lehtë ta kesh babain gjallë dhe të bëjë kështu gjërash. Kam 8 vjet që nuk e kam parë dhe dëgjuar. Herën e fundit që jemi takuar ka pasur vetëm sherre. Nuk mundesha më. Mami nuk e ka merituar kurrë, njeriu më punëtor, më perfekt në botë. Ajo grua është përfekte”, tha Fotini.

fotinia derxho5

Të gjithë e kujtojmë historinë e dashurisë mes Fotinisë dhe Danielit, në “Big Brother” e tyre, ku dhe u shpallën fitues. Dy vite pasi u martuan “live” në “Big Brother 9”, duket se çifti i famshëm Fotini dhe Daniel i kanë dhënë fund martesës.

fotinia derxho daniel5

Çifti i njohur që arritën të fitonin këtë ‘show’ dhe që u shpërblyen me 100 milionë, duket se pas shumë ndarjeve të vogla bazuar në lajmet që publikoheshin shpesh për ta, kësaj here i kanë dhënë fund vërtet.

fotinia derxho2

Ka qenë vetë Fotinia, e cila gjatë një turi që po bën në disa qytete të Italisë, ka lënë të kuptohet se ajo tashmë nuk është më nusja e Danielit. Në profilin e saj në “Instagram” ajo poston shpesh foto, ku shfaqet e vetme dhe po ashtu thënie, ku flet hapur se tashmë po shijon veten e saj, një zgjedhje e mirë pas një ndarjeje.

fotinia derxho8

Sipas burimeve pranë çiftit, mendohet se xhelozitë dhe mosmarrëveshjet i kanë çuar drejt ndarjes së pakthyeshme.

Çifti që i thanë “po” njëri-tjetrit pasi u dashuruan gjatë 100 ditëve të qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother”, pas daljes nga shtëpia njoftuan se do të organizonin një ceremoni tjetër familjare dasme, ndërsa me paratë e fituara do të ngrinin biznesin e tyre.

fotinia derxho7

Ata prej kohësh kishin një profil të vetëm “Instragram”-i, ku ndanin momente nga bashkëjetesa e tyre në Tiranë. Në një intervistë në dhjetor 2017, ata dhanë edhe disa detaje mbi dasmën e ardhshme dhe se me paratë do të hapnin një biznes e do të blinin një shtëpi.

fotinia derxho daniel

Por në këto dy vite, ka pasur disa situata që flisnin se jeta e tyre jashtë kamerave nuk ishte fare ajo që kishin imagjinuar brenda “show”-t. Ishte Danieli i pari që njoftoi ndarjen nga Fotinia me një status.

fotinia derxho daniel2

Edhe gjatë kohës që ishte pjesë e “Big Brother” për herë të parë, Fotini foli për jetën e saj të vështirë. Duke treguar më shumë për veten e saj në lojën e “Big Brother”, ajo u shpreh: “E kam ndërtuar vetë çdo gjë që unë kam sot. Jam futur në punë që 14 vjeç. Jam e pavarur. Unë e kam prekur jetën, kam qenë adoleshente e çmendur”, ishte rrëfimi i saj.

fotinia derxho6

fotinia derxho daniel4 fotinia derxho daniel1 fotinia derxho11 fotinia derxho10 fotinia derxho9
fotinia derxho4 fotinia derxho3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura