ATSH nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me agjencinë izraelite të lajmeve, TPS

Feb 3, 2023 | 10:49
SHPËRNDAJE

Agjencia izraelite e lajmeve, Tazpit Press Service (TPS)  dhe Agjencia Telegrafike Shqiptare nënshkruan në Jeruzalem një memorandum mirëkuptimi për shkëmbimin e lajmeve.

TPS-ATA-1024-750x500-1

Sipas TPS, ”Agjencia Telegrafike Shqiptare është agjencia më e madhe e lajmeve multimediale në Shqipëri dhe një nga shërbimet më të mira të lajmeve në rajonin e Ballkanit”.

Marrëveshja për shkëmbimin e lajmeve përfshin akses falas në të gjitha materialet.

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë 0elegrafike Shqiptarem, Valbona Zhupa dhe CEO i TPS, Amotz Eyal në prani të ambasadorit të Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj.

“Ky është një kapitull i ri i bashkëpunimit” tha ambasadori Canaj.

“Do t’u tregojë të gjithëve shumë gjëra mes dy vendeve tona. Shumë njerëz do të kenë dritare të reja për të ditur se çfarë ndodh në Shqipëri dhe Izrael”, theksoi ai.

“Ne jemi të përkushtuar të ndajmë teknologjinë dhe mundësitë tona. Izraeli po përpiqet të përmirësojë botën dhe mënyrën për të punuar me njëri-tjetrin. Jam i lumtur që pres prej shumë vitesh të punojmë së bashku”, tha CEO i TPS, Amotz Eyal.

TPS gjithashtu ka marrëveshje të ngjashme për shkëmbimin e lajmeve me agjencitë e lajmeve në Emiratet e Bashkuara Arabe, Indi, Spanjë, Bullgari, Rumani, Maqedoninë e Veriut, Armeni dhe Azerbajxhan./ATSH

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura