Atentati me snajper dyshohet se u krye nga brenda një BMW-je! Zbardhen pistat e hetimit për ekzekutimin e Gëzim Sinomataj! Në pyetje u morën personazhe të botës së krimit, por… Fikja e dritave ende mister

Jan 9, 2024 | 10:31
SHPËRNDAJE

Dyshohet se atentati me snajper ndaj 23-vjeçarit, Gëzim Sinomataj është bërë nga mjeti tip BMW ku udhëtonin autorët e krimit mafioz që tronditi vendin të dielën (7 Janar).

gezim sinomataj

Kjo është një nga pistat e hetimit nisur nga lëvizjet e shumta të automjetit pak minuta përpara kryerjes së krimit.

Makina e vjedhur është vënë re duke lëvizur shpesh në zonën në lagjjen “Hajro Cakërri”, Vlorë, deri në eleminimin e shënjestrës së tyre në ballkonin e katit të tretë të banesës ku i riu po qëndronte pasi ishte kthyer për festa nga Belgjika.

Ndërkohë 48 orë pas ngjarjes, policia e Vlorës ende s’ka asnjë gjurmë të autorëve të mundshëm, ndërsa ka pasur kontrolle në banesa, si edhe vende se ku fshihen persona të skeduar në krimin e organizuar që mund të kenë lidhje me ngjarjen.

Gjithashtu janë marrë në pyetje persona të botës së krimit në lidhje me ngjarjen, por se kanë mohuar përfshirjen në vrasjen e të riut dhe janë lënë të lirë.

Po ashtu kanë nisur hetimet në lidhje me Oshee nëse ndërprerja e dritave është e qëllimshme apo është bërë për shkak defekti.

Ekzeutimi i Gëzim Sinomtajt dyshohet me pagesë nga persona të mirë përgatitur, ndërsa nuk janë gjendur as gëzhoja dhe as arma e krimit.

Në vrasjene 23-vjeçarit mendohet të jetë përdorur edhe silenciator. Ndërkohë BMW-ja është djegur në pjesën e pasme, por megjithatë nuk është gjetur asnjë provë që mund t’i çojë drejt autorëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura