Atentati me një viktimë dhe një të plagosur rëndë në Dukagjin, vjen reagimi i parë i Policisë

Sep 27, 2023 | 20:01
SHPËRNDAJE

Policia e Shkodrës ka reaguar mbi atentatin e ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Dukagjin, ku mbeti viktimë Zef Guri dhe u plagos i biri, Gjin Guri.

policia-naten

Policia thotë se Gjin Guri po transportohet në spital i plagosur, ndërsa Zefi ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Gjithashtu Policia njofton se për shkak të terrenit të vështirë, efektivët nuk kanë mbërritur ende në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:45, në sallën operative të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë se në malin e Shoshit, ishin plagosur me armë zjarri shtetasit Gj. G. dhe Z. G.

Shtetasi Gj. G. po transportohet në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi Z. G. ka humbur jetën disa minuta pasi ka ndodhur ngjarja.

Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, janë nisur menjëherë për në vendngjarje, por për shkak të largësisë dhe të terrenit të vështirë nuk kanë mbërritur akoma.

Me mbërritjen e shërbimeve dhe grupit hetimor, në vendngjarje, dhe pasi të sqarohen rrethanat e ngjarjes, do të ketë një njoftim tjetër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura