Atentati ku u vra Entjan Nikulaj/ Autorët djegin automjetin me targa të vjedhura, ja çfarë u gjet brenda makinës

Dec 3, 2023 | 7:46
SHPËRNDAJE

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me atentatin e një ditë më parë në Lezhë, ku mbeti i vrarë Entjan Nikulaj, i afërm i Ardian Nikulajt i ekzekutuar disa muaj më parë në lokalin e tij në Shëngjin.

lezha

Mëohet se menjëherë pas atentatit, autorët u larguan nga vendi i ngjarjes me një automjet tip BMË me ngjyrë gri, e cila rezulton të jetë me targa të vjedhura. Automjeti me targa AB138HT rezulton i vjedhur më 29 nëntor në Tiranë.

Pas krimit, autorët si në atentatet e ngjashme, i kanë vënë zjarrin automjetit në rrugën e Rinasit në vendin e quajtur “Ura e Tubit” në fshatin Larushk.

Makinës i është vënë zjarri në vendin ku u vra Admir Murataj dhe brenda saj janë gjetur të paktën një armë zjarri kallashnikov.

VRASJA

Entjan Nikulaj, 40 vjeç mbeti viktimë e një atentati me armë zjarri mbrëmjen e (2 dhjetorit) në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e  quajtur “Ura e trenit”.

Paraprakisht mësohet se autorët janë larguar me BMË ngjyrë gri, me targa të vjedhura, AB 138 HT.

Vetëm pak kohë pas kësaj ngjarje, pranë aeroportit në Rinas u gjet në flakë një automjet, i cili dyshohet se u përdor nga autorët e dyshuar në atentatin e kësaj të shtune. Brenda në automjet u gjetën dy armë zjarri.

Entjan Nikulaj është djali i xhaxhait të biznesmenit Ardian Nikulaj, ky i fundit i ekzekutuar në lokalin e tij në Shëngjin më 19 Prill të këtij viti. Biznesmeni u vra si pasojë e hasmërisë 26-vjeçare mes fisit Lekstakaj dhe Nikulaj.

Vrasja e Ardian Nikulajt

Biznesmeni Ardian Nikulaj u vra më 19 në prill të këtij viti në lokalin e tij në Shëngjin.

Për vrasjen e Nikulajt janë akuzuar 5 shtetas të huaj dhe shqiptari Edmond Haxhia, i cili dyshohet të ketë qenë porositësi.

7 muaj pas ngjarjes autoritetet marokene i kanë përcjellë homologëve të tyre shqiptarë aparatin celular të Ruben Saraivës, 28-vjeçarit portugez i cili dyshohet se kishte rolin e ekzekutorit në eliminimin e biznesmenit.

Komunikimet qe autori u dyshuar ka shkëmbyer me persona të tjerë do t’u shërbej hetuesve për të pasur prova të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë qe ndodhi më 19 prill të këtij viti, brenda ambienteve të hotelit të tij në Shëngjin.

Të arrestuar në Britani të Madhe janë pjesa tjetër e grupit kriminal, Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson, për të cilët akoma nuk ka një vendim ekstradimi në Shqipëri.

Organizator i vrasjes së Nikulajt ishte shqiptari Edmond Haxhia, ndërsa 4 britanikët, së bashku me Simson kishin rolin e vëzhguesve. Sa i përket Saraivës, ai ishte personi që e qëlloi atë për vdekje.

Policia dyshon se ekzekutimi i biznesmenit Nikulaj është bërë për gjakmarrje. Oficerët e policisë po hetojnë mbi konfliktin 20 vjeçar që Nikulaj ka me fisin Lekstakaj. Përplasja për një 10 mijë lekësh, në një pikë karburanti, që përfundoi me bilanc tragjik me disa të vrarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura