Astrit Çela përgënjeshtron Ndocajn: Dreka me Ramën në Milano u pagua nga unë, fatura 2.600 euro (FOTOT)

Mar 19, 2015 | 9:20
SHPËRNDAJE

Presidenti i shoqatës “Albania e Futuro”, Astrit Çela një shqiptar i suksesshëm në biznes që jeton në Milano që prej 24 vitesh, hedh poshtë pretendimet e Eduard Ndocajt se ka paguar drekën me kryeministrin Rama në Milano gjatë vizitës së tij në shkurt 2014.

Astrit Cela e Edi Rama

Çela përmes një sqarimi drejtuar redaksisë së gazetës “Panorama” tregon të gjithë historinë e marrjes së lajmit për takimin me kryeministrin Rama dhe delegacionin që e shoqëronte, drekën me të në një lokal simbolik për shqiptarët në Itali dhe se si u pagua ajo drekë.

Letra e plotë

Unë jam Astrit Çela, president i shoqatës “Albania e Futuro” dhe njëkohësisht funksionar pranë Camera di Commercio di Milano (Dhoma e Tregtisë së Milanos). U njoftova nga miq në Milano për viziten e kryeministrit në Assolombarda dhe pasi arrita të kem konfirmimin nga organizatorët, kisha shumë dëshirë që të takoheshim me kryeministrin e Shqipërisë, ashtu siç dëshirojnë të gjithë. Për takimin pata komunikuar me zotin Ilirjan Celibashi, deputetin Fatmir Toç dhe sekretarin e Përgjithshëm të kryeministrisë, Engjëll Agaçi.

Kujtoj me kënaqësi që nga fundi janarit 2014 më ka kontaktuar edhe deputeti Artan Gaçi dhe me ka konfirmuar dëshirën e kryeministrit për një kafe. Me thënë të drejtën u gëzova shumë dhe falenderova të gjithë protagonistët, por më vonë përsëri me deputetin Gaçi dhe deputetin Toçi komunikuam dhe më informuan që nëse ne ishim dakort, mund të ishte edhe mundësia e një  dreke midis delegacionit shqiptar dhe shoqatës tonë. Personalisht e konsiderova si një ngjarje të rrallë dhe po kështu edhe anëtarë të tjetër të shoqatës, sepse ishte hera e parë një kryeministër shqiptar po takohej me komunitetin shqiptar në Milano.

Menjëherë u vumë në lëvizje dhe kontaktova anëtarin tonë të shoqatës, zotin Renato Skënderi, pronari i restorantit “Segrino”, restoranti ku për një jetë të tërë frekuentohej nga mjeshtri ynë i madh Ibrahim Kodra. 

Ishte ditë e shtunë, 01.02.2014 dhe për ne ajo ditë, ishte një ditë feste. Lokali i vogël, por i rëndësishëm për komunitetin tonë priti me shumë ngrohtësi delegacionin dhe kryeministrin shqiptar.

Gjatë drekës kanë qenë rreth 60 persona, miq dhe simpatizantë të shoqatës italiane dhe shiptare dhe mund të përmend me shumë kënaqësi edhe prezencen e arkitektit italian me famë botërore Stefano Boeri por dhe shumë të tjerë.

Për t’i dhënë një përgjigje dhe deklaratave të zotit Eduard Ndocaj i cili pretendon se ka organizuar dhe paguar drekën me kryeministrin Edi Rama, dua të them se një pjesë e të pranishmëve kanë paguar vetë drekën, ndërsa pjesa tjetër është paguar nga shoqata “Albania e Futuro” dhe antari ynë, administratori i ndërmarrjes “Alba Gogo srl” siç evidentohen edhe nga dy faturat.

Shuma totale e drekës ka qenë rreth 2600 euro.

Shuma që përmend zoti Ndocaj dhe kontributi i tij në këtë drekë janë të pavërteta dhe të papërgjegjshme, pasi ka qenë vetëm shoqata “Albania e Futuro” që ka organizuar gjithshka dhe me këtë rast në emër të shoqatës shpreh indinjatën tonë të thellë për qëndrimet e tij, pasi ne nuk mun dtë lejojmë dhe nuk mund të telerojmë askënd që të abuzojë apo të paraqesë një realitet tjetër përveç atij që ka ndodhur në të vërtetë realitetin, pasi me deklaratat e tij po hedh poshtë imazhin e shoqatës sonë që me shumë mund dhe sakrifica po ndërtojmë në Milano duke gëzuar një respekt dhe reputacion të lartë moral nga institucionet italiane dhe shqiptare.

E përsërisim, ne patëm fatin e madh të takohemi me kryeministrin dhe delegacionin shqiptar për gati 3-4 orë dhe jemi krenarë për rrugën që Shqipëria ka marrë për rilindjen e vendit tonë të shtrenjtë.

Astrit Çela
President i shoqatës “Albania e Futuro”

[portfolio_slideshow] 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura