Ashpërsohet Kodi Penal për ata që abuzojnë me sigurinë ushqimore, deri në 10 vite burg. Çfarë duhet të dini

May 5, 2019 | 21:26
SHPËRNDAJE

Kodi Penal ashpërsohet ndaj të gjithë atyre që importojë apo tregtojnë produkte ushqimore të skaduara apo me të dhëna të falsifikuara.

Propozimi i bërë nga një grup deputetësh të Partisë Socialiste për të ndryshuar disa nene dhe për të shtuar nene të reja në Kodin Penal parashikon deri në 10 vjet burg për abuzuesit, duke hequr plotësisht dënimet me gjoba.domate-587x322

“Projektligji propozon rishikimin e dispozitave ekzistuese që lidhen me sigurinë ushqimore dhe krijimin e figurave të reja të veprave penale, duke kriminalizuar fenomene/sjellje, të cilat, aktualisht, janë kategorizuar si forma të kundërvajtjeve administrative apo nuk kanë asnjë parashikim të mirëfilltë ligjor si shkelje – të cilat nuk duhet të përfshihen në këtë kategorizim administrativ, pasi për shkak të rëndësisë së marrëdhënieve juridike që synojnë të mbrojnë, natyrshëm duhet të klasifikohen si krime apo kundërvajtje penale”, thuhet në relacionin e përgatitur nga deputetët propozues

. Ashpërsimi i dënimit lidhet me faktin nëse në këtë krim ka pasur bashkëpunëtorë, por dhe pasoja të rënda për jetën e konsumatorëve.

Importimi, prodhimi, ruajtja, ofrimi për shitje, falsifikimi, shitja apo vendosja në qarkullim në ndonjë mënyrë tjetër e ushqimeve, pijeve, barnave, materialeve dhe lëndëve shtesë në prodhimin e përpunimin e artikujve ushqimorë e të pijeve, ku janë shënuar të dhëna, të cilat nuk i korrespondojnë përmbajtjes, llojit, kategorizimit, prejardhjes, origjinës, sasisë apo cilësisë së produktit apo produkte pa të dhënat e mësipërme, siç parashikohet në legjislacionin në fuqi, ose paraqitja e të dhënave të rreme në etiketimin e produkteve ushqimore apo barnave, dënohet me burgim deri në tre vjet. Për këtë vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda për shëndetin e njeriut, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet”, thuhet në draftin e socialistëve.

Edhe falsifikimi i etiketave të produkteve ushqimore do të marrë dënime deri në 10 vjet kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim.

“Importimi, prodhimi, ruajtja, ofrimi për shitje, falsifikimi, shitja apo vendosja në qarkullim në ndonjë mënyrë tjetër e ushqimeve, pijeve, barnave, materialeve dhe lëndëve shtesë në prodhimin e përpunimin e artikujve ushqimorë e të pijeve, ku janë shënuar të dhëna, të cilat nuk i korrespondojnë përmbajtjes, llojit, kategorizimit, prejardhjes, origjinës, sasisë apo cilësisë së produktit apo produkte pa të dhënat e mësipërme, siç parashikohet në legjislacionin në fuqi, ose paraqitja e të dhënave të rreme në etiketimin e produkteve ushqimore apo barnave, dënohet me burgim deri në tre vjet”, thuhet në nenin 288/d të propozimit të deputetëve të PS-së në Kodin Penal. Edhe prishja e qetësisë do të ndëshkohet me burg deri në dy vjet.

“Hedhja e gurëve apo sendeve të tjera në banesën e shtetasit, krijimi i zhurmave shqetësuese si me anë të sh krepjes së armëve apo plasjeve të ndryshme, të përdorimit jashtë rregullave të sirenave të automjeteve, apo çdo lloj tjetër sjelljeje të papëlqyeshme në rrugë, sheshe e vende publike, që cenojnë dukshëm qetësinë e moralin apo tregon mospërfillje të hapur për mjedisin, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet“, thuhet në nenin 274 të Kodit të ri Penal.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura