“Artistët bëhen lapanjozë, kanë përfunduar te garuzhdja e supës”, Kryemadhi në Panorama TV: Rama kërkon të kapë mediat, disave u vendos tritolin e të tjerat i sekuestron

May 4, 2023 | 21:43
SHPËRNDAJE

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është shprehur se kryeministri Edi Rama i ka kapur mediat me kërcënime dhe shantazhe.

djkgfk

Komentet Kryemadhi i bëri teksa ishte e ftuar në emisionin “Log”. në Panorama TV, ku tha se disa mediave Rama u vendos tritolin dhe të tjera media i sekuestron, në tentativën e tij për t’i kapur.

Kryemadhi sulmoi edhe artistët që i janë bashkuar fushatës së PS-së, duke i quajtur ata lapanjozë që kanë përfunduar te garuzhdja e supës.

“Belind Këlliçi është i paprovuar. Është shansi për të gjithë ne që të vendosim një model të ri në Bashkinë e Tiranës. Këlliçi nuk është 70 vjeç që do e mbyllë karrierën e tij, por do që ta vazhdojë karrierën e tij politike.

Pse këta njerëz janë kaq vulgarë në fushatën e tyre? Kur njeriu është i sigurt, nuk është vulgar. Kjo tregon pasiguri që ata kanë. Ata as nuk flasin për çfarë kanë bërë dhe nuk thonë se çfarë do të bëjnë. Unë nuk e shikoj Metën dhe Berishën fare të përfshirë në fushatë. Në takimet e Belind Këlliçit nuk janë. A ke ti fytyrën e Edi Ramës në gjithë posterat e Tiranës? Tani vuri Erion Velinë se thanë qytetarët kë do të votojmë, Ramën apo Veliajn? Një nga problemet më të mëdha që ka Rama është që demokratët të mos votonin për koalicionin “Bashkë Fitojmë”. Posterat e Ramës ishin për unifikimin e opozitës. Një nga arsyet që ai hoqi posterat, ishte se ju kthye në të kundërt. Sepse Tirana nga njëra anë shihte Këlliçin që shpaloste fushatën…

Ju e parë vipat e Erion Velisë përfundojnë këta që lëvizin me Ferrari, duke shpërndarë një garuzhde supë për 5 milionë lekë. E ka parë njëeri Bebe Rexhën që e kam goc daje në fushatën time? Vetëm në Shqipëri ndodh që artistët bëhen lapanjozë te politikanët. Në çdo vend të botës, politikanët i lëpihen artistëve, vetëm këtu ndodh që artistët nënshtrohen, depersonalizohen. Pas 14 majit do të merremi me pagesat që janë bërë për këta artistë.

Ai ka këshilltarët që merren me projektet e tyre kulturore janë në SPAK dhe po ushtron presion të madh Veliaj që… Kur artistët kanë përfunduar te garuzhdja e supës, problemi janë këta që i kanë detyruar artistët të përfundojnë në këtë pikë. Këto janë gjëra që kanë për t’i zbardhur të tjerë. Paratë e ndërtimeve që përfundojnë me koncerte nga 500-600 euro pastaj. Edi Rama dhe qeveria i ka kapur të gjitha televizionet. Disave u vë tritolin, disa i sekuestron, etj dhe ti nuk mund të njohësh kush është kandidat në Rrëshen, Selenicë, etj”, u shpreh Kryemadhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura