Arrestohen dy punonjës për shpërndarje të mallrave kontrabandë, reagon Posta Shqiptare: Është hapur një adresë false! Abuzimi me reklamimin e shërbimeve

Sep 19, 2023 | 15:54
SHPËRNDAJE

Pas arrestimit të dy punonjësve të një poste private, të cilët magazinonin dhe shpërndanin mallrat të kontrabanduar, ka reaguar Posta Shqiptare përmes një postimi në Facebook, e cila bën me dije se në emrin e këtij institucioni është hapur një adresë false.

380669743_692778726214049_5388113717859012789_n

Sipas asaj çka shkruhet në postim, në faqen e rremë është abuzuar me reklamimin e shërbimeve të cilat nuk ofrohen nga Posta Shqiptare.

Postimi i plotë:

“Posta Shqiptare bën me dije për të gjithë klientët e saj se në rrjetet sociale është hapur një adresë me emrin e institucionit tonë, duke abuzuar me reklamimin e shërbimeve të cilat nuk ofrohen nga ne.”

Njoftimi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura