“Arrestimi nuk mjafton”- Kurti për vrasjen e Liridona Ademajt dhe rrëmbimin e 14 vjeçares në Shkup: Si kurrë herë tjetër, Policia po vepron shpejt, por dënimi i butë rrezikon përsëritje të krimit

Dec 5, 2023 | 12:30
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli si dhe për rastin e rrëmbimit e më pas vrasjen e 14 vjeçares në Shkup.

albin kurti

Nga konferenca “Të bashkuar kundër dhunës – Mjaft!”, Kurti thotë se për raste të tilla, arrestimi nuk mjafton.

Sipas kreut të qeverisë së Kosovës, kur dënimet janë të buta dhe kriminelët lirohen, veprat përsëriten.

“Duhet dënim meritor”, shprehet kryeministri i Kosovës.

 “Vrasjet e fundit, vrasja e porositur e Liridona Ademajt nga burri i saj dhe kidnapimi dhe vrasja e 14 vjeçare ne Shkup, na ka rënduar mendjet dhe zemrat tona. Porositësit dhe kryerësit e rastit të Liridonës janë zënë e janë vënë prapa grilave. Policia syçelë si kurrë njëherë po vepron shpejt e me efikasitet të lartë.

Por s’po mjafton vetëm arrestimi. Sepse ata po e dinë që ka raste të ngjashme e jo të pakta, kur kriminelët lirohen e veprat po përsëriten edhe më rëndë se herën e parë. Kemi nevoje që krejt sistemi i Drejtësisë t’i bëjë prioritet rasteve të dhunës ndaj vajzave dhe grave. Nuk kemi si ta themi që duhet dënim meritor. Butësia e dënimit po shkakton përsëritjen e krimit. Vënia e drejtësisë është kusht i domosdoshëm për një shoqëri të lirë e demokratike e çfarë aspirojmë të mbesim përherë”, ka thënë Kurti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura