Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI, Berisha: Rama e ka vendin në burg, nuk meriton dënim më pak se 80 vjet heqje lirie

Jan 25, 2023 | 11:42
SHPËRNDAJE

Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se duhet të hetohet nga drejtësia për lidhjet me ish zyrtarin e lartë të FBI-së të arrestuar në SHBA, teksa theksoi se “vendi i tij është aty ku është dhe McGonigal”.

Sali Berisha: Rama duhet të shkojë e të pësojë fatin e Charles McGonigal.

Ai ka kryer një nga aktet më të rënda në historinë 100 vjecare të marrëdhënieve me SHBA.

Nuk them se Rama i dobësoi karakterin amoral një zytari që kishte një besim aq të lartë sa pak kush tjetër në vendin e tij por kryeministri i një vendi partner nuk mundej kurrë të shfrytëzonte për qëllime të veta as dobësinë më të vogël. Sikur të kishim të bënim me një fuqi armike e jo partnerin stratetgjik.

Rama duhet të ikë sa më parë, është nga njëra anë cështja penale me të cilën do merret drejtësia në dy vendet por ana morale është tmerrësisht e rëndë.

Rama ka përdorur korrupsionin, ky rast tregon përdorimin e korrupsionit ndërkombëtar kundër opozitës, tregon se Tirana e Edi Ramës është epiqendër botërore e korrupsionit të njerëzve, tregon që Rama nuk njeh asnjë parim për interesa të pushtetit të tij.

Po lexoja sot se McGonigal mund të shkojë deri në 80 vjet dënimi, asnjë vit më pak nuk meriton Rama më pak se ai, ka kryer akte të tmerrshme që nuk i bën kurrë kryeministri i një vendi partner, ka përdor segmente të policisë sekrete të Enver Hoxhës për të realizuar një akt makabër në marrëdhëniet mes dy vendeve partner.

Rama duhet të zbërthehet, do ketë komision hetimor parlamentar e cdo bashkëpunim me institucionet e SHBA për ti shkuar deri në fund kësaj cështje që lë një hije të tmerrshme.

Ai duhet të ikë e opozita do qendrojë fuqishëm deri në lagrimin e tij, vendi i tij është atje ku është edhe MCGonigal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura