Arrestimi i Ibrahim Licit në Turqi, ja çfarë gjetën autoritetet në banesën ku jetonte! I shumëkërkuari përdorte dokumente me emrin e një belgu

Feb 22, 2024 | 14:52
SHPËRNDAJE

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e të shumëkërkuarit Ibrahim Lici, i cili u vu në pranga disa ditë më parë nga autoritetet turke.

ibrahim lici1

Mësohet se na banesën ku jetonte i riu i shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë, 50 fishekë dhe dokumente të falsifikuara në emër të një shtetasi belg.

Lici rezulton i kërkuar në listën e Interpolit, pasi dyshohet të jetë larguar drejt shtetit turk që prej vitit të shkuar dhe fshihej atje prej asaj kohe.

Ibrahim Lici akuzohet si i përfshirë në të paktën tri vrasje në qytetin e Shkodrës, përfshirë edhe vëllezërit Bilali, ngjarje e ndodhur më 30 maj të vitit 2019. Në atë kohë, vrasja u cilësua se erdhi për shkak të përplasjeve mes grupeve kriminale në qytetin verior.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura