Arrestimi i diplomates iraniane, shtohen tensionet me SHBA

Dec 30, 2013 | 10:22
SHPËRNDAJE

Devyani Khobragade
India ka nisur kontrollet e statusit të taksave të të gjithë amerikanëve që punojnë në shkollat e këtij vendi, si kundërpërgjigje pas arrestimit të një diplomateje indiane në Nju Jork. Zv.konsullja e Indisë në Nju Jork, Devyani Khobragade, u arrestua dhe iu bë një kontroll intim, ndërkohë që u ndalua nga autoritetet amerikane nën akuzuan e mashtrimit të procedurave të vizës dhe nën-pagesë të pastrueses së saj që e kishte marrë nga India. Një zyrtar indian ka thënë për agjencinë “Reuters” se vendi i tij nuk do të mbyllë më njërin sy për shkeljet e taksave nga bashkëshortet e diplomatëve që punësohen në këtë vend. Delhi i ka eliminuar disa privilegje që u bëhen diplomatëve amerikanë dhe familjeve të tyre në vend. “Bashkëshortet dhe fëmijët nuk kanë më imunitet. Pra, nëse do të ketë qoftë edhe një parkim i gabuar apo diçka tjetër, ato do të mbajnë përgjegjësi”. Ambasada Amerikane ka refuzuar të komentojë mbi masat e fundit. Zyrtarët e lartë në Delhi kanë bërë thirrje që SHBA të kërkojë ndjesë zyrtare për “poshtërimin” e diplomates.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura