Arbana Osmani tifoze e “flaktë” e Kombëtares, modetatorja e veshur kuq e zi krah Eduart Grishajt shfaq entuziasmin për fitoren e Shqipërisë

Sep 17, 2023 | 17:14
SHPËRNDAJE

Arbana Osmani ruan ende vendin si një ndër personazhet më të ndjekur e të pëlqyer në rrjetet sociale. Në postimet e saj në “Instagram”, moderatorja bën pjesë tek ato personazhe që zgjedhë të ndajë të përditshmen e saj, pa shumë filtra, pa shumë sforcime.

8A79E25D-AF6E-472E-B9E1-B43B654B30A5

Shpesh e kemi parë pa make-up, pa taka, me shtëpinë rrëmujë e larg shkëlqimit të saj të Instagramit. Është kjo pamja që moderatorja ka zgjedhur ta publikojë vetë në rrjetet sociale, duke preferuar të ruajë origjinalitetin e saj.

C0CEBB59-D270-45B4-9A3C-AE2ED8C20E64

I themi këto, pasi edhe kur bëhet pjesë e faqeve tona me fotot paparacë, ndryshimi nuk është shumë i madh. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Eduarti janë fotografuar nga paparaci ynë, pak para nisjes së ndeshjes Shqipëri-Poloni.

4E4772A8-8C67-4888-A45A-FBD7F2AEAD06

Moderatores i është dashur të shndërrohet për 90 minuta në tifoze të flaktë të Kombëtares, për të shoqëruar Edin. Vetë ajo publikoi pamjet në rrjetet sociale, ku u shfaq në stadium. Por para se emocionet të nisnin, ajo dhe Edi patën pak kohë për të shijuar një pije së bashku.

31E8E44B-EF02-4D87-9E1D-947F5C5F1D2B

Çifti i njohur, duken shumë të përqëndruar tek telefonat e tyre. Të veshur me uniformat e Kombëtares, dyshja nuk duken aspak të përfshirë në atmosferën e ndjeshjes, duke preferuar që të mbarojnë angazhimet e tyre personale në telefonat respektiv.

A9CAFD6D-1BE3-45AE-93E9-6B1FD01D90CB

Arbana shpesh ka treguar në rrjetet sociale se sportin e ndjek kryesisht për të plotësuar dëshirën e Eduartit, por ndryshe duket gjendja e saj kur luajnë djemtë e Kombëtares.

arbana osmani eduart grishaj

E si për ta respektuar ndeshjen e rëndësishme, këtë herë moderatorja ka zgjedhur që të veshë edhe fanellën, që në dukje, i ka sjellë fat. Arbana Osmani dhe partneri i saj, Eduart Grishaj këtë sezon veror kanë udhëtuar në shumë vende të botës.

arbana osmani2

Turi i tyre nisi me Toskanën e Italinsë aty ku zhvilluan edhe ceremoninë e tyre martesore për të vazhduar me Zvicrën po ashtu edhe zonat malore shqiptare si Thethi etj.

Por sipas Arbanës është një çift i cili po konkurron ‘kokë më kokë’ me dyshen sa i përket pushimeve verore. Ka vetëm një çift që po na mund me pushime këtë verë, po na sfidojnë hapur gjatë gjithë kohës, verë edhe vjeshtë”, shprehet Arbana në një “instastory”.

arbana osmani3

“Janë këta të dy”, shkruan moderatorja duke postuar foton e prindërve të saj. Vajza e Arbana Osmanit dhe bashkëshortit të saj Eduart Grishaj, Zoi, pak ditë më parë festoi ditëlindjen e saj të parë. Në këtë ditë kaq të veçantë për familjen e tyre, moderatorja ka vendosur që të zbulojë për herë të parë portretin e të voglës së saj si dhe të djalit, Dielli.

arbana osmani (2)

Arbana ka publikuar në Instagram disa foto ku shfaqet së bashku me Eduartin dhe tre fëmijët e tyre në një kishë, teksa në ditën e saj të lindjes çifti kanë vendosur që ta pagëzojnë Zoin.

arbana osmani (3)

Krahas fotove të publikuara në Instagram, moderatorja ka zgjedhur fjalët më të veçanta për ta uruar të voglën e saj në ditën e lindjen dhe për ti treguar asaj se sa me fat ndihet që ajo është e bija e saj.

“Duke festuar Engjëllin që erdhi në jetën time si surpriza më e madhe. Jam shumë e bekuar që jam nëna jote dhe do të të dua përgjithmonë. Të duam shumë Zoi, shumë shumë fare”, ka shkruar Arbana.

arbana osmani (1)

Mes gjithë angazhimeve që ka në karrierën e saj si një nga moderatoret më të njohura në vend, si mama e tre fëmijëve të vegjël, Arbana gjen kohë edhe për të qenë tifoze në krah të bashkëshortit të saj.

arbana osmani1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura