SKY ECC “fundosi” disa zyrtarë policie, AMP u kërkon efektivëve të deklarojnë nëse e kanë përdorur aplikacionin! Paralajmëron përjashtime

Dec 1, 2023 | 13:18
SHPËRNDAJE

Zbërthimi i aplikacioni Sky ECC që u bë nga autoritetet belge dhe franceze ka çuar në pranga disa zyrtare policie. Dy prej tyre janë Dedan Gjoni dhe Oltion Bistri.

sky ecc

Sipas burimeve për Panorama.al, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka paralajmëruar efektivët se kush ka përdorur aplikacionin rrezikon përjashtimin nga radhët e Policisë.

Gjithashtu mësohet se AMP ka bërë thirrje që kushdo nga efektivët e policisë  që ka përdorur aplikacionin duhet ta deklarojë.

Kjo u paralajmërua edhe nga ministri i Brendshem, Taulant Balla pak dite me pare, i cili referuar operacionit të fundit të SPAK, ku u arrestuan disa persona, mes tyre edhe zyrtarë dhe ish zyrtarë policie, tha se çdo punonjës policie tashmë do të duhet të plotësojë një formular, ku të deklarojë nëse ka pasur apo jo telefon me SKY ECC.

“Me marrjen e detyrës nga drejtuesi i ri i AMP një prej formularëve të pastërtisë që duhet të plotësojnë të gjithë punonjësit e policisë ku deklarojnë nëse kanë pasur akses ose kanë zotëruar një telefon të tillë. Ky është një telefon i dedikuar, nuk është aplikacion. Unë nuk e gjej dot arsyen se pse një punonjës policie duhet të ketë një telefon të tillë”, tha Balla ne emisionin “Opinion”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura