Apeli la sërish në burg Fredi Belerin, sekretari i OMONIA-s: Vendim politik, gjyqtarët janë nën trysni! Ai po shpallet kriminel me prokuror publikë

Sep 18, 2023 | 21:29
SHPËRNDAJE

Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli, e ka cilësuar si “vendim politik”, vendimi e marrë sot (18 shtator) nga Gjykata e Apelit në Tiranë, për lënien në burg të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.

beleri omonia

I ftuar në News24, Suli u shpreh se Beleri sipas tij, nuk është arrestuar në flagrancë, por ka qenë duke konsumuar kafe me stafin e tij.

Sekretari tha se “të gjithë gjyqtarët janë nën trysni, janë edhe nën trysninë e politikës”.

 “Është rasti i parë i një përgjimi që s’ka aparatin apo serinë. Ka shkelje të rënda dhe askush nuk e dëgjon. Të gjithë gjyqtarët janë nën trysni, janë edhe nën trysninë e politikës. Ligji nuk është opinion dhe kjo është fatkeqësi, Beleri po shpallet kriminel me prokuror publikë.

Beleri nuk është arrestuar në flagrancë, por duke pirë kafe dhe duke ngrënë me stafin e vetë. Po mbajnë brenda një kandidat vetëm e vetëm se në sondazh rezultonte fitues. Vendimi është politik”, u shpreh Suli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura