Apeli i dha vulën Berishës, Salianji: Partia Demokratike është pronë e anëtarëve, vullneti i tyre triumfoi

Jun 11, 2024 | 14:22
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Apeli, e cila la në fuqi vendimin e gjyqtarit, Agron Zhukri, i cili i kaloi vulën dhe logon Sali Berishës.

salianji

Ai shkruan se PD është pronë e anëtarëve dhe se vullneti i simpatizantëve triumfoi.

Salianji  shton se, ata ka qenë, janë dhe do të jenë Partia Demokratike e Shqipërisë.

Reagimi:

Partia Demokratike është pronë e anëtarëve, vullneti i tyre triumfoi! Ishim, jemi dhe do të jemi Partia Demokratike e Shqipërisë


NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura