Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Nëse bëhet Veting, 60% e politikanëve s’do të jenë më në Kuvend. Ka nga ata që s’kanë pasur shtëpi dhe sot…

Oct 21, 2021 | 21:44
SHPËRNDAJE

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Blendi Sulaj, tha se Vetingu i politikanëve duhet bërë dhe nëse ndodh sipas tij rreth 60% e politikanëve në Kuvend nuk do të jenë pjesë e saj.

pdpd

Duke folur në emisionin “Real Story” në “News 24” ai tha se PD ka zgjedhur SPAK-un për këtë proces pasi është një institucion më pak i kompromentuar dhe i mbështetur nga aleatët.

“Kush është arsyeja e amendamenti kushtetues. Ne kemi menduar që shumica e të këqijave që na kanë ardhur janë nga politikbërja. Këta njerëz që duhet të bëhen pjesë e politikë, ka ardhur koha për një vend që do të bëhet pjesë e BE, të vendoset një fre.
A kemi veting për policinë? Po. A kemi për gjyqtarët? Kemi. Pse duam ne sot dhe pse mendojmë që vetingu i politikanëve ka efekt? Unë jam nga ata të rinj që besoj se nëse bëhet vetingu 60% e politikanëve s’do të jenë pjesë e Kuvendit. Është edhe lidhja e politikës me krimin e organizuar.

“Këta politikanë që fitojnë zgjedhjen me krim të organizuar. Krim i organizuar sot i ka shumëfishuar paratë duke fituar tender publikë, duke marrë ministra. Këta politikanë që duan të bëhen pjesë e politikës kanë 30 vite që kanë bezdisur qytetarët. Këtyre njerëzve duhet t’i vendosim fre? Unë mendoj që pro. Ai që nuk ka gjë për të fshehur, pse s’e bën vetingun. Basha tha që vetingu të nisi nga unë i pari. E dyta, në aspektin politik është thënë që kjo të gjykohet nga SPAK-u, jo se ajo është e besueshme nga PD, por sepse SPAK-u nëpërmjet atributeve kushtetuese që i janë dhënë dhe mbështetjes që ka e ka më të vështirë të korruptohet dhe e ka më të thjeshtë për të pasur mekanizmat e duhura për të zbuluar politikanët me lidhje me krimin e organizuar. Kemi parë politikanë të shoqëruar me kriminelë dhe takohen në vende publike në Tiranë. Ata thonë që ata s’janë kriminelë sepse s’i ka dënuar gjykata. Keni politikanë sot në Shqipëri që janë futur në politikë s’kanë pasur shtëpi dhe sot kanë ora dhe çanta shumë të shtrenjta nga mijëra euro. Vetingu politik do vetëm vullnetin e palës tjetër për të ndërmjetësuar dhe pranuar”, tha Sulaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura