Ançeloti, i çuditur nga largimi i Benzema: Dje u stërvit normalisht, ma tha sot në mëngjes

Jun 4, 2023 | 22:55
SHPËRNDAJE

Karim Benzema i ka dhënë lamtumirën Real Madrid dhe për Karlo Ançelotin, gjatë kësaj vere do të nisë kërkimi për një tjetër sulmues. Këtë ai e pranoi pas ndeshjes së fundit në La liga, ku francezi i dha lamtumirën publikut të “Santiago Bernabeu”.

anceloti benzema

“Kam stërvitur një nga më ë mirët në botë, dhe nuk flas vetëm si sulmues, por edhe si futbollist i kompletuar, i dashur, i përulur dhe serioz. Nuk mund të jemi të lumtur me vendimin e tij, por duhet ta respektojmë. Vetëm mund ta falënderoj për atë që ka dhënë në këtë klub. Legjendar.

Po, më ka çuditur largimi i tij. Por duhet kuptuar. Vendimi i tij është pjesë e një procesi personal. Sa i përket të ardhmes, e përsërit që skuadra do të jetë konkurruese në vitin tjetër. Sot janë larguar katër sulmues dhe duhet të ndërhyjmë në merkato. Por do ta bëjmë pa u ngutur, pasi kemi kohë, me qetësi. Kërkoj një sulmues që bën gola, por duhet të kemi parasysh edhe të rinjtë të cilët kërkojnë që t’u jepet mundësia.

Kjo e Benzema ishte një gjë e orëve të fundit. Dje u stërvit me normalitet dhe sot në mëngjes na e komunikoi. Nuk ka asgjë për të thënë, e mirëkuptuam. Unë fola me të sot në mëngjes dhe më tha që do të largohej. Që ishte një vendim që e kishte marrë. E urova dhe i thashë që respektoja vendimin e  tij”, tha Ançeloti para mediave në fund të ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura