ANALIZË/ Ikin nga kampionët e Shqipërisë drejt luftës ose Bosnjës, Ismailgeci si pasqyrë e… Superiores

Jan 31, 2023 | 22:07
SHPËRNDAJE

“Shpresoj që të ikim të gjithë…”, ishte batuta e Ismailgecit, tashmë ish-kapiten i Tiranës, kur tërhoqi çmimin e “Topit të Artë” për Xhixhën, që gjithashtu u largua nga Tirana këtë janar për te Karabaku. Të pranishmit në sallë qeshën, por deklarata e Ismailgecit ishte aq naive sa edhe therëse.

bdfb9507-dcd9-4292-b808-d9dd709523f1

“Shpresojmë të ikim të gjithë”, nuk është vetëm shprehja e futbollistëve të Superiores, por edhe e mijëra shqiptarëve që sot po nxitojnë të ikin nga ky vend që në nuk është as në luftë dhe as në mes të shkretëtirës, por është në mes të Europës. Por për të mbetur tek futbolli, nuk është vetëm batuta e “Gecit” ajo që godet, por edhe fakti që lojtarë të rinj ikin nga kampionët e Shqipërisë, Tirana, dhe ikin në skuadra boshnjake.

Metz (Skuka) dhe Karabak (Xhixha) natyrisht të joshin me emrin ose me milionat, por të ikësh nga kampionët e Shqipërisë për një klub në Bosnjë, do të thotë se futbolli në Shqipëri ka mbetur shumë mbrapa.

Duke i uruar shumë fat Ismailgecit dhe me shpresën që Zrinjski do të jetë një trampolinë për një klub më të madh, është koha edhe për pak reflektim nga ata që drejtojnë sot futbollin në Shqipëri.

seferi

Të ikësh nga kampionët e Shqipërisë drejt Bosnjës (Ismailgeci), apo drejt një vendi në luftë dhe shumë të pasigurt si Ukraina (Seferi, Totre, Toli), nuk është vetëm punë milionash, por edhe çështje standardesh që me sa duket këtu te ne nuk i bën më përshtypje askujt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura